Hodgson: Nëse lë në stol Rooneyn, do të bëhet kaos

Unknown | Saturday, June 16, 2012 | 0 Komente

Bosi i Anglisë, Roy Hodgson, ka bërë shaka duke thënë se do ta lë në stol Rooneyn ndaj Ukrainës, që për të do të shkaktone kaos të pa parë.
“Ndoshta do të më duhet t’i them Rooneyt se duhet që të presë edhe disa ndeshje”.

“Ndaj Ukrainës, një lojtar si Rooney mund të bëjë diferencën dhe ai është i mirë se ardhur. Por, nëse e lë jashtë formacionit startues, atëherë do të shkaktohej kaos në zhveshtore”, ka bërë shaka Hodgson.

Më tej ai shtoi se ekipi i tij e meritoi fitoren ndaj Suedisë, në një ndeshje të jashtëzakonshme futbolli siç e quajti ish-menaxheri i Liverpoolit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...