Beckham jashtë Olimpiadës
Mesfushori i La Galaxy, David Beckham, është lënë jashtë ekipi futbollistik olimpik të Britanisë së Madhe.
Ish-kapiteni i Anglisë ishte përfshirë në listën e ngushtë prej 35 lojtarëve dhe pritej të përfshihej edhe në listën e fundit prej 18 lojtarëve si një prej tre lojtarëve të moshuar.
Por, siç raporton Goal, derisa mbrojtësi i Manchester Cityt, Micah Richards, është përfshirë në ekip, Beckham ka mbetur jashtë saj.
Craig Bellamy tashmë ka konfirmuar vendin e tij në ekipin e trajnerit Stewart Pearce ndërsa aty pritet të përfshihet edhe uellsiani tjetër, Ryan Giggs.
“Çdokush e di se sa rëndësi ka pasur për mua të luaj për vendin tim. Andaj do të isha i nderuar të isha pjesë e kësaj skuadre unike të Britanisë së Madhe”.
“Normalisht jam i zhgënjyer, por nuk do të ketë ndonjë tifoz më të madh për skuadrën se sa unë. Dhe, si çdokush, shpresoj ata ta fitojnë medaljen e artë”, ka thënë Beckham.
Category: Futboll
0 Komente