Zyrtare: Barca nënshkruan me Jordi Alban

dardanmiftari | Thursday, June 28, 2012 | 0 Komente

Barcelona ka zbuluar në faqen zyrtare se arritur marrëveshje me Valencian për të transferuar Jordi Alba për 14 milionë euro.

Blaugranët një kohë të gjatë janë lidhur me transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë, dhe tashmë kanë kompletuar marrëveshjen. Lojtari do t’u nënshtrohet testeve mjekësore javën e ardhshme dhe pritet të nënshkruajë marrëveshje pesëvjeçare.

“Barcelona konfirmon se sot ka arritur një marrëveshje me Valencian për transferimin e Jordi Alba. Lojtari do të nënshtrohet kontrolleve mjekësore te Barcelona javën e ardhshme”.

“Çmimi i transferimit do të jetë 14 milionë euro dhe lojtari do të nënshkruajë kontratë për pesë sezonet e ardhshme”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Alba, 23-vjeçar, është produkt i akademisë së të rinjve të Barcës, por dështoi të sigurojë vend në ekipin e parë në Camp Nou dhe u largua nga klubi në vitin 2005.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...