Tottenham të negociojë edhe me Blanc?

dardanmiftari | Thursday, June 28, 2012 | 0 Komente

Tottenham pritet sot t’i fillojë negociatat me trajnerin e Francës, Laurent Blanc.

Guardian shkruan se edhe pse Andre Villas-Boas është favorit, Tottenhami e ka bërë të qartë se synon të bisedojë me disa kandidatë dhe një prej tyre është Blanc.

Menaxheri i Francës sot pritet të takohet me Noël le Graët, presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, dhe të konfirmojë synimet për largim nga posti pas paraqitjes zhgënjyese të Francës në Euro 2012.

Pavarësisht takimit, një vendim nuk pritet të merret deri në javën e ardhshme. Por Blanc mund të marrë dritë të gjelbër për të biseduar me klubet e interesuara për të.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...