Benzema: Spanja është favorite

dardanmiftari | Wednesday, June 20, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Francës, Karim Benzema, thotë se Spanja do të jetë favorite për të kaluar në gjysmëfinale kur dy ekipet të takohet të shtunën në çerekfinale të Euro 2012.

Francezët fillimisht u etiketuan si fitues të mundshëm të garës, por ky vetëbesim në skuadrën e Laurent Blanc tash duket i zbehur pas disfatës së mbrëmshme nga Suedia.

“Ne e kemi ngushëlluar veten me kualifikimin, por nëse dëshirojmë të bëjmë diçka në këtë kampionat evropian, nuk mund ta përsërisim një performancë të tillë”.

“Individualisht, nuk kishte shumë që ia dolën mirë, përveç Hugo [Lloris] në gol. Kundër Spanjës, që është një ekip që vjen të luajë, ne do të kemi më shumë hapësira”.

“Por ne duhet të mos ia bëjmë qejfin vetes. Spanja do të jetë favorite; ata e kanë njërin prej ekipeve më të mira në botë. Besimi në njëri-tjetrin ende është i pranishëm, por tash ne duhet të pushojmë dhe pastaj shpejt t’i kthemi punës”, ka thënë Benzema.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...