Blatter: Teknologjia, tash e domosdoshme

dardanmiftari | Wednesday, June 20, 2012 | 0 Komente

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka konfirmuar se teknologjia në vijën e golit “nuk është më alternativë, por domosdoshmëri”.

Ndeshja e grupit D në Euro 2012 në mes të Anglisë dhe Ukrainës ishte rasti i fundit i gabimeve nga gjyqtarët prapa golit, kur ukrainasve u mohua goli i barazimit, kur John Terry largoi topin pas goditjes së Marko Devic që u duk se për pak kishte kaluar vijën.

Anglia më herët ishte dëmtuar nga një vendim i tillë, kur një gol i Frank Lampard u ishte mohuar anglezëve në disfatën nga Gjermania në Botërorin 2010.

“Pas ndeshjes së mbrëmshme Teknologjia në Vijën e Golit nuk më është alternativë, por është një domosdoshmëri”, ka shkruar Blatter në profilin e tij në Twitter.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...