Rooney: Të mos e nënvlerësojmë Italinë

dardanmiftari | Wednesday, June 20, 2012 | 0 Komente

Ylli i Manchester United, Wayne Rooney, thotë se Anglia nuk duhet ta nënvlerësojë Italinë.

Anglia doli e para në grupin D pas fitores së mbrëmshme ndaj Ukrainës dhe në çerekfinale do të përballet me Italinë, që doli e dyta në grupin C.

“Njerëzit thonë se ne kemi shmangur Spanjën, por nuk dua t’i nënvlerësoj italianët. Italia nuk do të jetë një ndeshje e lehtë”.

“Spanja është skuadër fantastike, sigurisht, por plani jonë ishte të përfundojmë të parët në grup. Tash ne do të përqendrohemi në ndeshjen e radhës, që është Italia”, ka thënë sulmuesi anglez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...