De Rossi falënderon Enriquen për rolin e qendërmbrojtësit

Unknown | Monday, June 11, 2012 | 0 Komente

Lojtari i ndeshjes në supersfidën Spanjë-Itali, Daniele De Rossi, e ka falënderuar ish-trajnerin e Romës, Luis Enrique, që e ka angazhuar në qendër të mbrojtjes.
Në mungesë të Andrea Barzaglit, mesfushori italian u angazhua në qendër të mbrojtjes së Azzurrëve ku shkëlqeu.

“Do të dëshiroja ta falënderoj Prandellin që më ka dhënë vetëbesim në atë rol, dhe sidomos Luis Enriquen, i cili më zbuloi si qendërmbrojtës”.

“Tashmë kamë luajtur në atë pozitë, mirëpo asnjëherë ndaj kundërshtarëve të atij niveli”, ka thënë De Rossi për Corriere dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...