Fenerbahce mohon intersimin për Lucion

dardanmiftari | Thursday, June 28, 2012 | 0 Komente

Klubi turk, Fenerbahce, ka mohuar spekulimet se mbrojtësi i Interit, Lucio, ka kaluar në ligën turke.

Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, më parë ka zbuluar dëshirën e tij për të mbajtur 34 vjeçarin në San Siro, por agjenti i brazilianit konfirmoi se ai do të largohet nga Interi, ndërsa Fenerbahce ishte klubi që besohej se ka siguruar firmën e një prej mbrojtësve më të mirë në histori të futbollit.

“Ka pasur spekulime se ne kemi transferuar Lucion nga Interi, por këto spekulime nuk janë të vërteta. Këto spekulime kanë efekt negativ në punën tonë në transferime, sjellin pritje të pa nevojshme”, shkruan në një komunikatë të klubit turk.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...