Franca merr një shtytje para Euro 2012
Me rezultat prej 4-0, kombëtarja e Francës ka fituar përballë Estonisë në një ndeshje parapërgatitore për Euro 2012 që u zhvillua në MMArena në Le Mans.
Franck Ribery e hapi takimin (25’), ndërsa Karim Benzema e vendosi rezultatin e gjysmës së parë (37’).
Porsa filloi gjysma e dytë (47’), Benzema shënoi golin e dytë personal në këtë takim.
Jeremy Menez vendosi rezultatin përfundimtar të takimit në minutat shtesë (90’+1).
Në Kampionatin e sivjetmë Evropian, Franca bën gara në Grupin D së bashku me Anglinë, Suedinë dhe Ukrainën.
Category: Euro 2012
0 Komente