Mposhtet Serbia në “stadiumin e Kosovës”

dardanmiftari | Tuesday, June 05, 2012 | 0 Komente

Përfaqësuesja e Suedisë ka shënuar fitore prej 2-1 përballë Serbisë në një ndeshje miqësore që u zhvillua në stadiumin Rasunda në Stokholm.

Toivonen kaloi vendasit në epërsi (23’), ndërsa Subotic e barazoi rezultatin për mysafirët dhe me shifra të barabarta skuadrat shkuan në pushim.

Në minutat e para të gjysmës së dytë (52’), u akordua penalti në favor të suedezëve, ndërsa kapiteni Zlatan Ibrahimovic ishte i saktë nga pika e bardhë dhe ky rezultoi të ishte goli i fitores.

Kjo ishte ndeshja e fundit e zhvilluar në stadiumin Rasunda, i cili do të mbyllet, ndërsa pas mbylljes do të vazhdojë të frymojë në Prishtinë, pasi që Suedia ka vendosur t’ia falë Federatës së Futbollit të Kosovës të gjitha materialet nga ky stadium.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...