Hart: Vështirë të jesh pozitiv pas kësaj

dardanmiftari | Monday, June 25, 2012 | 0 Komente

Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart, nuk ka mundur ta ruajë pozitivitetin pas eliminimit të Anglisë nga kampionati evropian.

Anglia barazoi pa gola ndaj Italisë, por u mposht në penalti.

“Mendova se do të ishte nata jonë, nëse këto gjëra nuk do të ndodhnin. Mendova se do të ishte nata jonë për shkak të skuadrës që kishim, zemrës që kishim, kualitetit, por fatkeqësisht nuk ishte kështu, ne nuk ia dolën mirë në penalti, përfshirë edhe veten”, ka thënë Hart.

“Do të doja të isha optimist, por nuk është ajo çfarë ndjej në zemër për momentin. Jam një djalosh emocional dhe kam dhënë gjithçka që kisha në disa javët e kaluara”.

“Më vjen keq për njerëzit që kanë paguar para për të ardhur këtu të na mbështesin neve dhe të na shohim dhe për njerëzit nëpër shtëpia”, ka shtuar më tej portieri anglez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...