Hodgson: Anglia nuk do të luajë si dua unë

dardanmiftari | Saturday, June 02, 2012 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Anglisë, Roy Hodgson, ka pranuar se të zgjedhurit e tij nuk do të luajnë saktësisht siç dëshiron ai gjatë Kampionatit Evropian.

“Si një trajner futbolli, i cili ka punuar me vite, e kam të vështirë të kuptoj se si dikush mund të imagjinojë që brenda dy javësh dhe pesë seancash stërvitore, mund të sigurosh një skuadër, e cila do të luajë ashtu si do ti”.

“Lojtarët kanë reaguar mirë dhe e kanë të qartë se çfarë po kërkojmë, mendoj se do të jenë në rregull, mirëpo nuk mund të formosh një ekip brenda dy javësh. Është e pamundur”, ka thënë trajneri i Tre Luanëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...