Sheringham: Anglia mund të befasojë në Euro

dardanmiftari | Saturday, June 02, 2012 | 0 Komente

Ish-sulmuesi i Anglisë, Teddy Sheringham, ka përkrahur Roy Hodgson dhe ekipin e tij për një fushatë të suksesshme në Euro 2012, duke besuar se nëse strategu anglez luan me letrat e duhura, atëherë pa dyshim se Tre Luanët mund të dalin të suksesshëm.

“Nuk mendoj se ne kemi luajtur mirë ndaj Norvegjisë, por kishte mirëkuptim për atë që kërkonte menaxheri. Nëse kështu veprohet edhe të shtunën, atëherë ekipi do të ketë edhe më shumë besim”.

“Më pas, Anglia gjithmonë kur shkon nëpër kampionate evropiane pritjet janë të mëdha. Le të shkojmë këtë herë pa qenë shumë optimistë dhe të shohim se çfarë do të arrijmë”, është shprehur Sheringham.

Anglia përballet në Grupin D me Francën, Suedinë dhe Ukrainën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...