Hodgson i kënaqur me Anglinë

dardanmiftari | Sunday, June 03, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Anglisë, Roy Hodgson, është shprehur shumë i kënaqur me ekipin e tij pas fitores prej 1-0 ndaj Belgjikës të shtunën mbrëma.

Danny Welbeck shënoi gjatë pjesës së parë golin e vetëm për Tre Luanët që kompleton përgatitjet e suksesshme të tyre para Euro 2012.

“Jam shumë i kënaqur. Ishte javë e vështirë dhe ne kemi shfrytëzuar shumë lojtarë. Kishte shumë pengesa në pjesën e dytë me zëvëndësime”.

“Por, ishte fund i një jave të mirë me një fitore ndaj një ekipi aq të mirë belg. Jemi më shumë se të kënaqur me fitoren e arritur”, është shprehur Hodgson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...