Marcelo i bindur, luan në Olimpiadë

dardanmiftari | Sunday, June 03, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Brazilit, Marcelo, thotë se nuk do të ketë probleme nga Real Madridi që të marrë lejen për të luajtur në Lojërat Olimpike këtë verë.

Lojërat Olimpike fillojnë në fund të korrikut, por në edicionet e kaluara ka pasur probleme mes lojtarëve dhe klubeve për këtë çështje, ndërsa këto probleme tani nuk i sheh Marcelo me klubin mbretëror.

“Nuk do të ishte problem. Deri tani, askush nuk ka folur me mua. Mendoj se është mirë të jetë një lojtar i Realit te Brazili, që është një prej përfaqësueseve më të mira në botë”, ka theksuar Marcelo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...