Ramalho: Neymar po forcohet

dardanmiftari | Sunday, June 03, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Santosit, Muricy Ramalho ndjen se Neymar është duke mësuar se si t’ia dalë me duelet e ashpra me mbrojtësit kundërshtarë.

20 vjeçari ishte i përfshirë në një incident gjatë miqësores me SHBA-të, ku mesfushori amerikan ishte i ashpër ndaj sulmuesit brazilian. Sidoqoftë, sipas Ramalhos, Neymar ka mësuar shumë dhe tani di si t’u ikë lëndimeve.

“Ai e di se është goditur rëndë, por e mbrojti veten. Ndërhyrja ishte shumë e ashpër, por ai është aq i fortë fizikisht sa që nuk ndjeu asgjë”, ka thënë Ramalho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...