Hodgson: Kujdes nga Ukraina

dardanmiftari | Tuesday, June 19, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Anglisë, Roy Hodgson, thotë se ata nuk mund ta marrin me lehtësi rivalin e sotëm, Ukrainën.

Anglia ka nevojë për vetëm një pikë për të arritur në tetëshen e fundit, por Hodgson refuzon të shikojë përtej sfidës së sotme.

“Ne tashmë kemi parë disa ekipe të mira që dalin në këtë turne. Ne i kemi dhënë një shans vetes për të kaluar më tej, por garancia nuk ekziston”.

“Skuadra beson në vete dhe nëse paraqitjet kanë shtuar pritjet atëherë mirë. Por ne nuk do të mendojmë për më tej, dhe e dimë se kemi një test të vështirë së pari”, ka thënë Hodgson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...