Prandelli i ngazëllyer me shpirtin e skuadrës

dardanmiftari | Tuesday, June 19, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, ishte krenar me pasionin e treguar nga lojtarët e tij në fitoren e mbrëmshme ndaj Republikës së Irlandës.

Prandelli thotë se Italia mund “të arrijë gjithçka me këtë zemër”, pasi ata arritën të kualifikohen në çerekfinale të Euro 2012.

“Vuajtje, kënaqësi, gjithçka. Kjo ishte një ndeshje shumë, shumë e vështirë, pasi ne përballeshim menjë skuadër të shkëlqyeshme me tifozë të shkëlqyeshëm. Ky është sporti, ne kemi pranuar vuajtjet në disa momente, por e merituam këtë”.

“Sot ne mbase kuptuam se duhet t’i nxjerrim në pah kualitetet dhe stilin si dhe vendosmërinë. Ne mund të arrijmë gjithçka me këtë zemër. Ne vërtet e deshëm këtë fitore dhe në fund të ditës mendoj se merituam të shkojmë më tej”.
“Tash në çerekfinale duhet ta ruajmë të njëjtën qasje, mund dhe shpirt të sakrificës. Ne gjithmonë jemi përpjekur të luajmë futboll të mirë dhe shpresoj të shfrytëzojmë shumicën e shanseve tona”, ka thënë Prandelli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...