Kaka pëlqen kampionatin amerikan

dardanmiftari | Wednesday, June 20, 2012 | 0 Komente

Agjenti i Kakas, ka zbuluar se lojtari i tij një ditë do të luajë në kampionatin amerikan, MLS.

Mesfushori brazilian besohet se do të largohet nga Real Madridi pas shumë ofertave për të, ndërsa agjenti i tij Diogo Kotscho i ka thënë NY Post se klienti i tij dëshiron të jetojë në SHBA dhe se mund të luajë në të ardhmen në MLS.

“Ne nuk flasim për negociatat nëse është spekulim. Ajo që mund të them se Kaka ëndërron të jetojë dhe të luajë në Amerikë. Nëse jo tani, ndoshta në të ardhmen ai do të transferohet në MLS”, ka theksuar agjenti i Kakas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...