Seedorf lojtar i Botafogos?

dardanmiftari | Wednesday, June 20, 2012 | 0 Komente

Saga transferuese për veteranin e Milanit, Clarence Seedorf, duket se ka marrë fund, pasi burimet brenda klubit italian kanë konfirmuar se analisti i BBC për Euro 2012 do të jetë lojtar i Botafogos sezonin e ri.

Goal zbulon se Seedorf ka arritur marrëveshje me klubin brazilian për të luajtur në kampionatin brazilian sezonin e ardhshëm.

Seedorf i cili do të nënshkruajë një kontratë një vjeçare e gjysmë nuk është më i dëshiruar te Milani, pasi Rossonerët po planifikojnë të rinojnë ekipin e tyre në një verë ku largimin e tyre e kanë bërë edhe legjendarët tjerë të ekipit që lanë gjurmë të konsiderueshme në historinë e klubit Rossoner.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...