Milani në garë për Guardiolën

dardanmiftari | Sunday, June 03, 2012 | 0 Komente

Milani është i gatshëm që të garojë me Chelsean për firmën e ish-trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola.

Il Corriere dello Sport shkruan se Guardiola do të vendosë mes Milanit dhe Chelseat kur do të vendosë për t’iu kthyer menaxhmentit.

Guardiola ka shumë miq në Itali nga koha e tij si lojtar te Brescia dhe Roma, përderisa Silvio Berlusconi kurrë nuk e ka fshehur admirimin për të. Agjenti i Guardiolës po angazhohet që të gjejë një klub i cili do të mund të zhvillonte stilin e tij të futbollit, por edhe një vend ku do të përshtatej familja e Pep.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...