Mposhtet Portugalia

dardanmiftari | Saturday, June 02, 2012 | 0 Komente

Kombëtarja portugeze ka pësuar humbje prej 3-1 nga Turqia në një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian.

Në pjesën e parë të takimit të zhvilluar në Estadio da Luz në Lisbonë u shënua vetëm një gol, ndërsa realizues ishte Umut Bulut (35’).

I njëjti lojtar e dyfishoi avantazhin në gjysmën e dytë (52’), para se Nani ta shënonte golin e vetëm për Portugalinë (57’).

Mundësinë për ndryshimin e kahut të lojës e humbi Cristiano Ronaldo, pasi goditjen e tij nga pika e bardhë e mbrojti portieri Volkan Demirel (65’).

Një tjetër lojtar i Real Madridit – Pepe, veproi edhe më keq duke shënuar autogol dy minuta pa përfunduar ndeshja.

Portugalia do të ketë punë shumë të vështirë në Euro 2012, pasi gjendet në të njëjtin grup me Holandën, Gjermaninë dhe Danimarkën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...