Reali seriozisht pas Tevez

dardanmiftari | Monday, June 25, 2012 | 0 Komente

Real Madridi duket serioz në përpjekjet për të transferuar sulmuesin e Manchester Cityt, Carlos Tevez.

Daily Mail shkruan se Reali ka kërkuar të blejë argjentinasin, nëse City planifikon ta shesë atë.

Klubi anglez do të kërkonte 25 milionë funte për Tevez, i cili ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij nga e cila përfiton afro 200 mijë funte në javë.

Tevez u rikthye në lojë në fund të sezonit të kaluar pas gjashtë muajve jashtë fushe pas mosmarrëveshjeve me Roberto Mancinin, por italiani dëshiron ta heqë qafe lojtarin këtë verë.

Reali nuk do të kishte problem ta paguajë shumën që kërkon City, por mbase nuk do të pranonte të paguajë pagën që ia jep klubi anglez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...