Schweini kërkon agresivitet nga Gjermania

dardanmiftari | Thursday, June 07, 2012 | 0 Komente

Bastian Schweinsteiger ku ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tregojnë anën luftarake gjatë kampionatit evropian.

Nën drejtimin e Joachim Low, gjermanët kanë marrë mirënjohje nga të gjitha anët për futbollin e tyre atraktiv, por mesfushori i Bayern Munichut thotë se ata duhet të shtojnë edhe ca agresivitet në lojën e tyre.

“Ne kemi nevojë për një dozë të caktuar të agresivitetit. Ju mund t’i fitoni ndeshjet jo vetëm duke luajtur në mënyrë atraktive. Andaj është e rëndësishme që ne të tregojmë virtytet ‘gjermane’, si edhe lojën atraktive”, ka thënë Schweini për DFB.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...