Wenger: Spanja është më e dobët sivjet

dardanmiftari | Thursday, June 07, 2012 | 0 Komente

Arsene Wenger beson se kampioni në fuqi, Spanja, është favorite për ta fituar Euro 2012, pavarësisht faktit se ata janë më të dobët se ekipi që triumfoi në vitin 2008.

“Ka dobësi. Besoj kështu krahasuar me katër vite më parë dhe dy vite më parë. Ata nuk e kanë Carles Puyol, le ta kujtojmë Kupën Botërore: ai ndoshta nuk është lojtari më i spikatur, por ai shënoi gol në gjysmëfinale dhe ju kualifikon. Ai ju jep juve aspekte kombinuese në skuadër”.

“Pastaj ata janë më të dobët për shkak se nuk e kanë David Villan, i cili gjithmonë është një golashënues i shkëlqyeshëm. Fernando Torres ka më pak vetëbesim pasi ai nuk luan shumë te Chelsea si te Liverpooli, ku ai ishte një lojtar tmerrësisht i fuqishëm”.

“Andaj ju do të thoshit se në dy prej zonave shumë të rëndësishme ata nuk janë aq të fuqishëm. Në mesfushë megjithatë ata e kanë ekipin më të mirë në botë deri tash. Por Puyol dhe fakti se sulmuesit e tyre nuk janë në formën më të mirë, mund të jetë jo e mirë për ta”.

“Por ata ende janë favoritë. Ata kanë diçka që ju mungon – ata kishin një kombinim të përkryer. Krahasuar me këtë, ekuilibri mund të mos jetë aq i përkryer sa ishte”, ka thënë Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...