Tottenhami në kërkim të Huntelaar

dardanmiftari | Monday, June 25, 2012 | 0 Komente

Tottenhami raportohet se kontaktuar me Schalken për të shfaqur interesimin në sulmuesin Klaas-Jan Huntelaar.

Mediat angleze bëjnë të ditur se Tottenhami është duke kërkuar dy sulmues të rinj.

Kryetari i bordit Daniel Levy ka eksploruar mundësinë për të nënshkruar me Huntelaar, 28-vjeçar, kontrata e të cilit ka një klauzolë blerëse në vlerën e 17 milionë funteve.

Huntelaar shënoi 29 gola në 32 ndeshje në Bundesliga sezonin e kaluar dhe Levy është duke menduar ta përfshijë mesfushorin Rafael van der Vaart, për të cilin ka shprehur interesin klubi gjerman.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...