Varela mbron Ronaldon

Unknown | Friday, June 15, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Portugalisë, Silvestre Varela, ka mbrojtur bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldo, pas performancës së tij katastrofale ndaj Danimarkës të mërkurën.
“Cristiano Ronaldo ka luajtur mirë. Ai është një kapiten dhe lojtar i shkëlqyer. Ai nuk ka asgjë për të dëshmuar. Ne të gjithë jemit ë bashkuar dhe jemi të gatshëm për të sakrifikuar për ekipin”.

“Futbolli është lojë ekipore. Kur ekipi është mirë, lojtarët vërtet japin maksimumin. Nuk mund të krahasosh Ronaldon e Realit me atë të Portugalisë. Mënyra se si ai performon për klubin dhe për kombëtaren janë dy gjëra ndryshe”, ka deklaruar Varela.

Portugalisë i duhet patjetër një pikë nga takimi me Holandën për t’u kualifikuar tutje nga Grupi B i vdekjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...