Arsenali nuk do ta lejojë largimin e RVP

dardanmiftari | Tuesday, July 17, 2012 | 0 Komente

Drejtuesit e Arsenalit do t’i thonë Robin van Persiet se atij nuk do t’i jepet mundësia e largimet nga Emirates këtë verë – shkruan Goal.com.

Sulmuesi holandez dëshiron t’i japë fund qëndrimit te Topçinjtë këtë verë duke refuzuar vazhdimin e kontratës, por drejtuesit e klubit thuhet të jenë të vendosur për ta mbajtur.

Kontrata e Van Persiet skadon në verën e ardhshme që do të thotë se pas një viti Arsenali mund ta humbë pa fituar asgjë.

Mirëpo, sipas llogaritjeve të menaxherit Arsene Wenger dhe shefit ekzekutiv, Ivan Gazidis, në vitin e ardhshëm askush nuk do t’i ofrojë holandezit kontratë katërvjeçare, duke qenë se më 30 gusht 2013 ai mbush 30 vjet. Kështu, sipas tyre, ai do të vendosë që të vazhdojë në Emirates.

Manchester City dhe Juventusi janë dy klubet më të interesuara për shërbimet e Van Persiet.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...