Gattuso i shokuar me spastrimin e Milanit

dardanmiftari | Tuesday, July 17, 2012 | 0 Komente

Mesfushori italian, Gennaro Gattuso, ka thënë se Milani mund të ketë probleme në sezonin e ri pas largimit të disa prej lojtarëve më të rëndësishëm.

34-vjeçari iu nënshtrua spastrimit që iu bëri klubi veteranëve (së bashku me Alessandro Nesta, Filippo Inzaghi, Clarence Seedorf, Gianluca Zambrotta e Mark van Bommel), ndërsa për shkak të problemeve financiare, Milani shiti Thiago Silvan dhe është pranë shitjes së Zlatan Ibrahimovicit dhe Robinhos.

“Pa Thiago Silvan dhe Alessandro Nestan, mbrojtja e Milanit nuk ka më pika referuese. Vet Ibrahimovici të fiton së paku 10 ndeshje në sezon. Po të isha Massimiliano Allegri, do të kisha probleme me gjumin”.

“Milani nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve vetëm si pjesëmarrës dhe të kuptojë se një revolucion i tillë në skuadër pas kaq shumë vitesh është një shok”, ka thënë lojtari i Sionit për La Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...