Behrami do të nënshkruajë për Napolin
Fiorentina ka konfirmuar se Valon Behrami dhe Alessandro Gamberini janë pranë kalimit te Napoli, ndërsa mediat italiane raportojnë që edhe Andrea Poli (Sampdoria) do të kalojë te napolitanët.
Dyshja e Violas do të qëndrojë të hënën në Napoli për ekzaminimet mjekësore, ndërsa Poli është aktualisht në bisedime me këtë klub.
Sipas Corriere dello Sport, lojtari i Sampdorias dëshiron të bashkëpunojë sërish me trajnerin Walter Mazzarri dhe preferon Napolin para Interit.
Category: Futboll
0 Komente