Modric, te Reali do të paguhet 4.5 milionë euro në sezon

dardanmiftari | Monday, July 16, 2012 | 0 Komente

Bisedimet mes përfaqësuesve të Real Madridit dhe Tottenhamit rreth transferimit të Luka Modric janë në fazën finale – raporton Marca.

Sipas gazetës spanjolle, Spursat kanë refuzuar ofertën prej 40 milionë eurosh të Los Blancos, ndërsa ekipi negociues i klubit mbretëror ka ofruar një variant që të paguajë fillimisht 35 milionë dhe shtatë milionë të tjera në raport me paraqitjen dhe trofetë që do t’i fitojë kroati me fanellën e Realit.

Nga ana tjetër, Marca njofton se mesfushori ka arritur marrëveshje personale me punëdhënësin e ri, me ç’rast do të përfitojë rreth 4.5 milionë euro në sezon (në rang me Xabi Alonso, Karim Benzema dhe Mesut Ozil).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...