Di Matteo: Lampard luan edhe disa vjet

dardanmiftari | Sunday, July 08, 2012 | 0 Komente

Bosi i Chelseat, Roberto Di Matteo, ka thënë se mesfushori 33 vjeçar, Frank Lampard, mund të luajë rol të rëndësishëm në ekipin e Chelseat për sezonin e ardhshëm.

“Lampard është lojtar tepër i përgatitur fizikisht. Përderisa ai nuk lëndohet ai mund të luajë për shumë vite. Ai ka qenë shumë influencial sezonin e fundit. Ai bëri disa pasime kyçe dhe luajti shumë mirë”.

“Në moshë të caktuar ai sigurisht do të ketë nevojë për kohë më të gjatë për t’u rikuperuar. Unë nuk shoh probleme për të. Klubi do të marrë një vendim për të, por natyrisht ai do të jetë këtu edhe sezonin në vijim, ashtu sikurse John Terry”, ka thënë Di Matteo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...