Alonso dëshiron Ligën e Kampionëve

dardanmiftari | Sunday, July 08, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, ka thënë se ai synon që ta fitojë Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm me Real Madridin, pasi tifozët presin që një kohë të gjatë trofeun e 10-të në histori.

Ka një dekadë që Real Madridi nuk e ka shijuar ngritjen e trofeut më të madh në futbollin evropian dhe ky është synimi kryesor për Los Blancos sezonin e ardhshëm sipas Alonsos.

“Ne kemi pasur një sezon të shkëlqyer. Ne e fituam titullin me 100 pikë. Po ashtu, mposhtëm Barcelonën”.

“Por, vitin e ardhshëm unë shpresoj të fitoj Ligën e Kampionëve. Ne do të punojmë shumë për të fituar të gjitha trofet. La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit”, është shprehur Alonso.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...