France Football: Casillas e meriton Topin e Artë

dardanmiftari | Wednesday, July 04, 2012 | 0 Komente

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, e meriton Topin e Artë, shkruan France Football.

Revista franceze ka krijuar shpërblimin prestigjioz që në vitin 1956 para se viteve të fundit ta bashkojë atë me shpërblimin e FIFAs, Lojtari i Vitit, dhe ta quajnë atë FIFA Topi i Artë, veprim që ka zhgënjyer shumë admirues të këtij trofeu.

Cristiano Ronaldo përflitet si një prej favoritëve për ta fituar çmimin e këtij viti (që jepet në fillim të 2013-tës), pasi portugezi theu të gjitha rekordet te Real Madridi dhe udhëhoqi Portugalinë në gjysmëfinale të Euro 2012.

Por France Futboll mendon se Casillas e meriton më shumë këtë shpërblim, pasi përveç që ishte kapiteni i Realit në sezonin e fundit, ai drejtoi edhe Spanjën drejt fitimit të titullit të dytë radhazi në kampionatin evropian.

“Për gjithë punën e tij, qëndrimin e tij në kulm të formës me të cilën ai iu bashkua Spanjës në vitin 2008, por po ashtu edhe për shkak të sigurisë që ofron, personalitetit, ndikimit dhe përvojës, Casillas e meriton, mbi të gjitha, Topin e Artë”, shkruhet në një editorial të revistës franceze.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...