Rodgers: Nuk mund ta refuzoja Liverpoolin

dardanmiftari | Wednesday, July 04, 2012 | 0 Komente

Brendan Rodgers thotë se ka qenë e pamundur që ai t’i refuzojë Redsat kur ata trokitën në derën e tij.

“Nuk munda. Ishte një emocion i papërshkrueshëm, një vendim i vështirë për t’u larguar nga Swansea. Nuk ngutesha të largohem, kisha raporte brilante me kryetarin e bordit - Huw Jenkins – i cili është një njeri i mrekullueshëm dhe në mënyrë strategjike e ka pozicionuar klubin. Kishim një raport të shkëlqyeshëm”.

“Por një klub si Liverpooli, me një histori dhe institucion të vërtetë të cilën e kam ndjerë në dy ose tre javët e para se sa i madh është, ata nuk vijnë t’ju trokasin shpesh”.

“Kur ju keni një mundësi të shkoni te një klub si Liverpooli dhe mbase ta ndihmoni të përmirësohet, është vështirë të refuzohet. Për karrierën dhe sfidën time profesionale, ky ishte një hap i madh”, ka thënë Rodgers.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...