LA Galaxy pas Lampard

dardanmiftari | Friday, July 06, 2012 | 0 Komente

Los Angeles Galaxy raportohet se planifikon ta transferojë ikonën e Chelseat, Frank Lampard.

Lampard përcolli një ndeshje të Galaxy këtë javë, derisa thashethemet shpërthyen furishëm për një marrëveshje të menjëhershme.

Mendohet se Chelsea mund ta lejojë atë të largohet si transferim i lirë pasi ai është një prej përfituesve më të mëdhenj me një pagë prej 160 mijë funte në javë dhe po ashtu do të përfitojë një bonus besnikërie prej 1.75 milionë funte nëse ai e mbyll kontratën e tij në kohën e duhur.

Megjithatë, 34-vjeçari, i cili mungoi në Euro 2012 për shkak të lëndimit në ijë, raportohet se do të kthehet në para-sezon te Chelsea dhe, bazuar edhe në komentet e trajnerit Roberto di Matteo, ai do të qëndrojë në Stamford Bridge.

Sipas London Evening Standard, më me gjasa duket që Lampard t’i bashkohet LA Galaxy verën e ardhshme, veçanërisht pasi nuk ka pasur indikacione se ai do të fitojë vazhdimin e kontratës siç e dëshiron ai.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...