Fenerbahce nënshkruan me Topal

dardanmiftari | Friday, July 06, 2012 | 0 Komente

Fenerbahce ka kompletuar nënshkrimin me mesfushorin e Valencias, Mehmet Topal.

Klubi turk ka harxhuar 4.5 milionë euro për të transferuar ish-lojtarin e Galatasarayt, i cili ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare.

“Jam shumë i ngazëllyer dhe i lumtur. Nuk ka fjalë për të përshkruar se sa e madhe është Fenerbahce. Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi”.

“Dua të tregoj mirënjohjen time për tifozët e Fenerbahces. Ata nuk më kanë shfaqur asnjë antipati. Do të bëj gjithçka ta meritoj këtë fanellë. Do të luftoj për t’u pranuar nga tifozët”, ka thënë Topal për kanalin televiziv të klubit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...