Zyrtare: Nesta transferohet te Montreal Impact

dardanmiftari | Friday, July 06, 2012 | 0 Komente

Montreal Impact ka zbuluar se ka nënshkruar me mbrojtësin veteran italian Alessandro Nesta, duke mos zbuluar detajet e marrëveshjes.

Nesta, 36-vjeçar, i bashkohet klubit kanadez që garon në kampionatit amerikano-kanadez të futbollit, MLS, pasi ndërtoi karrierën profesionale me dy klube të Serie A, Lazion dhe Milanin.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Pavarësisht disa ofertave për të vazhduar karrierën në Evropë, kërkoja një sfidë të re dhe doja të luaj në MLS”.

“Kur vizitova mikun tim Marco [Di Vaio] për ta parë atë duke luajtur ndeshjen e tij të parë me Montreal, takova njerëz të shkëlqyeshëm në këtë klub. Vërtet më pëlqeu ajo çfarë pashë dhe isha i bindur se Montreal ishte vendi ku unë doja të jem”, ka thënë Nesta gjatë konferencës për shtyp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...