Pizarro: Bayernit i hynë në punë sulmuesit

dardanmiftari | Monday, July 16, 2012 | 0 Komente

Claudio Pizarro mendon se Bayern Munichu mund të luajë edhe me një sulmues tjetër në sezonin e ri, 2012/2013.

“Mendoj se do të ishte mirë që të angazhohej edhe një sulmues tjetër. Një sezon i gjatë po na pret dhe gjëra të papritura gjithmonë mund të ndodhin”.

“Është me rëndësi që të kemi më shumë opsione në secilën pozitë, në mënyrë që të kompensojmë nëse ndodh diçka”, ka thënë ish-sulmuesi i Werder Bremenit.

Pizzaro, i cili ka luajtur për bavarezët edhe gjatë viteve 2001-2007, është përforcim i Bayernit në fazën e sulmit së bashku me Mario Mandzukic.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...