Capello: Ende nuk jam trajner i Rusisë

dardanmiftari | Monday, July 16, 2012 | 0 Komente

Strategu italian, Fabio Capello, ka bërë të ditur se ende nuk ka arritur marrëveshje me Federatën Ruse të Futbollit.

Kapiteni i përfaqësueses ruse, Andrey Arshavin, si edhe zëvendëspresidenti i Federatës, Nikita Simonya, kanë thënë se ish-trajneri i Anglisë është pajtuar për ta zëvendësuar Dick Advocaatin, por Capello thotë se ende nuk ka nënshkruar asgjë.

“Ende nuk kam nënshkruar asgjë, por shpresoj se marrëveshja do të arrihet”, ka deklaruar Capello për Sky Sport Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...