United mbetet klubi më i vlefshëm

dardanmiftari | Tuesday, July 17, 2012 | 0 Komente

Manchester United ka ruajtur pozitën e parë si klubi më i vlefshëm sportiv në botë, në listën më të re të Forbes që dominohet nga klubet e futbollit amerikan.

Kampioni i 19-fishtë i Anglisë është vlerësuar me 2.23 miliardë dollarë, 19 për qind më shumë se Reali i Madridi, që është renditur i dyti.

Derisa United u mposht nga rivali lokal Manchester City, në garën për titullin e sezonit të kaluar, qytetarët janë larg prapa Djajve të Kuq në listën e klubeve më të vlefshme, duke mos depërtuar as në top 50.

Të gjitha 32 klubet e NFL (ligës kombëtare të futbollit amerikan) janë përfshirë në top 50, me Dallas Cowboys, Washington Redskins, New England Patriots dhe kampionët e Super Bowl, New York Giants, që kanë depërtuar në top 10.

E vetmja skuadër amerikane në top 10 që nuk luan futboll amerikan ka qenë klubi i bejsbollit, New York Yankees, që është renditur e treta.

Në top 10 janë përfshirë edhe dy skuadrat evropiane, Barcelona, e teta, dhe Arsenali, i 10-ti.

Ferrari është skuadra e garave motorike e renditur më së larti, e 15-ta, derisa LA Lakers (vendi i 30-të), ishin klubi më së larti i renditur i NBA-së.

Top 10 ekipet:

1. Manchester United (Futboll) - $2.23 miliardë

2. Real Madrid (Futboll) - $1.88 miliardë

3. New York Yankees (Bejsboll) - $1.85 miliardë

3. Dallas Cowboys (Futboll amerikan) - $1.85 miliardë

5. Washington Redskins (Futboll amerikan) - $1.56 miliardë

6. Los Angeles Dodgers (Bejsboll) - $1.40 miliardë

6. New England Patriots (Futboll amerikan) - $1.40 miliardë

8. Barcelona (Futboll) - $1.31 miliardë

9. New York Giants (Futboll amerikan) - $1.30 miliardë

10. Arsenal (Futboll) - $1.29 miliardë

Të tjera klube:

11. Bayern Munich (Futboll) - $1.23 miliardë

15. Ferrari (F1) - $1.1 miliardë

27. AC Milan (Futboll) - $989 milionë

30. LA Lakers (NBA) - $900 milionë

40. McLaren (F1) - $800 milionë

45. Chelsea (Futboll) - $761 milionë

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...