Valdes: Ronaldinho, talenti më i madh që kam parë

dardanmiftari | Sunday, July 08, 2012 | 0 Komente

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, ka lëvduar Ronaldinhon, duke e përshkruar brazilianin si talentin më të madh që ai ka parë në karrierën e tij.

Ronaldinho, i cili tani po luan në kampionatin brazilian, sipas Valdes meriton të konsiderohet më i miri në histori. Edhe pse Messi shpeshherë thuhet të jetë më i miri i epokës së re, Valdes shihet qartë se e vlerëson më shumë Ronaldinhon.

“Unë gjithmonë kam thënë se Ronaldinho ndryshoi historinë e klubit kur luajti te Barcelona. Ai ishte lideri i atij ekipi që ndryshoi historinë tonë. Ne nuk kishim fituar ndonjë titull për shumë vite. Ai erdhi dhe e fuqizoi Barcën për t’u bërë e njohur anë e mbanë botës. Dhe vetëm kjo është arsye për ta falënderuar atë”.

“Unë do të thosha se ai është talenti më i madh që kam parë në zhveshtore. Ai gjithmonë bënte gjëra të reja”, ka thënë Valdes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...