Van Persie, bisedime kruciale me klubin

dardanmiftari | Sunday, July 08, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Arsenalit, Robin Van Persie, është duke qëndruar në Londër ku ai sot gjatë ditës pritet të zhvillojë bisedime serioze me bordin e klubit për të ardhmen e tij.

Mirror shkruan se Van Persie është kthyer në Londër dhe pritet që të takohet me menaxherin Arsene Wenger dhe shefin ekzekutiv të klubit Ivan Gazidis.

Sulmuesi tashmë ka vendosur që të mos rinovojë, por bosët e Arsenalit do të tentojnë që t’ia ndërrojnë mendjen holandezit, për të cilin interesim të jashtëzakonshëm kanë shprehur Manchester City dhe Juventus.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...