Adriano: Jemi gati për Realin

dardanmiftari | Friday, August 17, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i krahut i Barcelonës, Adriano, mezi pret ndeshjen e radhës të Superkupës së Spanjës kudër Real Madridit dhe ka deklaruar se katalanasit janë të gatshëm për sezonin e ri.

Mbrojtësi brazilian dëshiron ta fillojë sezonin e ri në mënyrën më të mirë dhe beson se ekipi i tij është në formë të mirë para ndeshjes së parë të La Ligës që fillon këtë vikend.

“Gjithmonë është e këndshme të luash kundër Madridit dhe ne shpresojmë ta fillojmë sezonin në mënyrën e duhur duke fituar Superkupën”.

“Ekipi është në gjendje të luajë, pavarësisht faktit se disa lojtarë nuk kanë pushuar aq shumë sa të tjerët, lojtarët të cilët erdhën më vonë po ashtu janë në formë të mirë”.

“Objektivi ynë është ta ruajmë nivelin e lojës me qëllim që të qëndrojmë në krye. Ne mund të përmirësohemi krahasuar me atë çfarë bëmë sezonin e kaluar”, ka thënë Adriano.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...