Agnelli: Do të luftojmë edhe për titullin e LK-së

dardanmiftari | Friday, August 17, 2012 | 0 Komente

Andrea Agnelli shpreson që Juventusi të mund të luftojë për titullin e Ligës së Kampionëve edhe një herë në sezonin 2012/13.

“Juventus do të synojë të fitojë çdo garë ku luan. Do të ketë edhe pretendues të tjerë për të njëjtat kurora, edhe në vend edhe jashtë vendi, por kjo skuadër mund t’ia arrijë”.

“Në Itali ne do të synojmë të përsërisim sezonin e kaluar dhe në Evropë duhet të besojmë se mund të ëndërrojmë sërish”.

“Kam një ndjenjë të mirë për sezonin e ardhshëm. Ne kemi filluar aventurën dy vite më parë kur ne sajuam tërësisht ekipin. Tash ne kemi arritur sukses, dhe e kemi dëshmuar këtë edhe një herë duke fituar me meritë Superkupën”, ka thënë Agnelli për Sky Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...