Zyrtare: Van Persie kompleton kalimin te United

dardanmiftari | Friday, August 17, 2012 | 0 Komente

Manchester United ka nënshkruar me Robin van Persien nga Arsenali për 24 milionë funte, pasi ai kaloi me sukses testet mjekësore.

Skuadra angleze sot, e premte, ka kompletuar transferimin e 29-vjeçarit, duke nënshkruar kontratë katërvjeçare, nga e cila sulmuesi raportohet se do të përfitojë rreth 235 mijë euro në javë, që do të thotë mbi 48 milionë euro për katër vite.

“Robin është sulmues i klasit botëror me një rekord të dëshmuar në Angli dhe në futbollin evropian. Talenti i tij nuk ka nevojë për prezantim para tifozëve tanë – ai ka shënuar një numër golash kundër nesh në disa beteja klasike me ish-klubin e tij. Lëvizjet e tij, përfundimet dhe aftësitë për t’u gjendur në fushë janë të jashtëzakonshme”, ka thënë Sir Alex Ferguson gjatë konferencës për shtyp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...