Ferguson: Van Persie më i mirë se Messi

dardanmiftari | Friday, August 17, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thënë në prezantimin e sulmuesit, Robin Van Persie, se ai nuk ka menduar se do të realizohet transferi i tij nga Arsenali.

“Robin është sulmues klasi botëror i dëshmuar në Angli dhe futbollin evropian. Talenti i tij nuk ka nevojë të përshkruhet para tifozëve tanë. Lëvizshmëria e tij, finishi dhe aftësia e përgjithshme është e jashtëzakonshme”.

“Ky është kampionati më i mirë në botë. Messi nuk do të shënonte 72 gola në këtë kampionat. Na duhet një lojtar që mbaron aksionet. Scholes dhe Giggs janë në fund të karrierave dhe na duhet pjekuria në sulm. Për këtë është me rëndësi transferi i Van Persiet. Ne kurrë nuk e kemi menduar se do të transferonim Van Persien. Unë nuk kam mundur të paramendoj klubin ta sjellë atë, por kur ai refuzoi rinovimin, atëherë vepruam”, ka deklaruar Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...