Gerrard: Liverpooli mund të konkurrojë për titull

Unknown | Tuesday, August 28, 2012 | 0 Komente

Steven Gerrard akoma mendon se mund ta fitojë titullin e Ligës Premier me Liverpoolin. Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Eriksson, në një deklaratë të tij e ka këshilluar 32-vjeçarin që të shkojë te një klub tjetër nëse dëshiron ta fitojë Kampionatin anglez. Mirëpo, mesfushori shpreson ta fitojë titullin e Anglisë me Redsat para se ta mbyllë karrierën.

“Nuk mendoj se jemi shumë larg. Duhet të jemi realë dhe përfunduam në vend të tetë në sezonin e kaluar, por ishim në dy finale të mëdha të kupave, gjë që tregon se jemi ekip i mirë dhe mund të garojmë me këdo kur jemi në formë”.

“Nëse gjejmë një nivel më të mirë të qëndrueshmërisë në klub, atëherë mund ta gjejmë veten në një pozitë më të mirë në tabelë sesa në vitin e kaluar”, ka deklaruar Gerrard.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...