Maldini: Rikthimi i Kakas i mirë për të dyja palët

dardanmiftari | Tuesday, August 07, 2012 | 0 Komente

Ish-trajneri i Milanit, Cesare Maldini, thotë se jo gjithkush te Rossonerët e dëshiron rikthimin e Kaka.

“Kaka është i ri dhe mund t’ia dalë mirë. Sigurisht, jo çdokush do të jetë i kënaqur pas mënyrës se si ai u largua”.

“Ai tha se nuk do të largohej nga Milani. Tash ai është në vështirësi, siç është edhe Milani. Dhe kjo është arsyeja se pse ai mund të rikthehet, por nga ajo çfarë dëgjoj problemi më i madh është paga që ai ka te Real Madridi. Milani nuk mund ta mbulojë atë”.

“Klubi dy vite më parë ka caktuar një kufi për paga; ata kurrë nuk do t’ia japin atij të njëjtën shumë që ai merr në Spanjë”, ka thënë Maldini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...